MENU
klinika

Mitsotakis: Viti 2033 duhet të jetë një moment historik!

Greqia i vendos afate BE për Ballkanin Perëndimor

23.06.2022 - 11:49

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis nga Brukseli, në Samitin për Ballkanin Perëndimor, foli për mundësinë e rifillimit të procesit për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri theksoi se Greqia “do të mbështesë Ballkanin Perëndimor në përpjekjet e tyre për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian” dhe shtoi se do t’i propozojë Këshillit Evropian që në vitin 2033 të caktojë një moment historik në mënyrë që ky proces të përfundojë.

“19 vjet më parë, në Samitin e Selanikut hapëm rrugën për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane. Fatkeqësisht, progresi që është bërë nga samiti praktikisht është minimal.

Përse në vendet e Ballkanit Perëndimor mbizotëron një mosbesim relativ rreth qëllimit të Bashkimit Europian, për të përfshirë realisht vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane”, ka theksuar Mitsotakis.

Më tej ai vazhdoi duke theksuar se “Tashmë është një shans për të rifilluar këtë proces me intensitet edhe më të madh. Kusht i domosdoshëm është zgjidhja përfundimtare e mosmarrëveshjes mes Sofjes në mënyrë që të fillojnë zyrtarisht negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për procesin e anëtarësimit”.