MENU
klinika

E ardhmja e bomberit kuqezi

Broja ka një kusht për cilindo ekip që e dëshiron

23.06.2022 - 15:21

Armando Broja mbetet një emër fiks në tregun e transferimeve, një nga lojtarët e shumëkërkuar në Premier League dhe Serie A. Ylli kuqezi mbylli një sezon pozitiv në ishull, ku me fanellën e Southampton arriti të realizojë 9 gola.

Broja është rikthyer te Chelsea, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, trajneri Tuchel kërkon ta shoh në aksion teksa ka shprehur dëshirën për ta pasur në dispozicion gjatë fazës përgatitore. Ky nuk është një moment i lehtë për Brojën, dilemat në kokën e tij janë të shumta.

Chelsea është një emër i madh, një klub ku u formua si lojtar, dëshira e tij është të provojë shanset, mbi të gjitha tani që u largua Lukaku. Të qëndrojë e të përpiqet të marr rolin e belgut apo të pranojë një nga ofertat e shumta që kanë ardhur në derën e tij.

Sipas gazetarit të “Goal”, Nizar Kisnella, Broja kërkon garanci nga çdo skuadër, nuk dëshiron të jetë një rezervë luksi, një opsion dytësorë, por kërkon të aktivizohet si titullar.

Sigurisht që te Chelsea, ky kusht nuk qëndron, është e pamundur t’i kërkojnë bluve një status të tillë, por ky është një apel, një kusht për çdo skuadër tjetër që kërkon shërbimet e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi kuqezi kërkohet nga shumë klube

Derbi për Brojën, Tuchel mesazh të qartë Chelseas


Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën