MENU
klinika

“Lepuri fshihet…”

Lubonja: Rama është i kënaqur që morën “Jo” nga BE, ja pse ndryshoi qëndrim dhe shkoi në Samit

23.06.2022 - 19:55

Analisti Fatos Lubonja komentoi zhvillimet e fundit në Bruksel, ku në Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor, të zhvilluar sot, u bllokua sërish rruga evropiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

I ftuar në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, Lubonja u shpreh se në të vërtetë Shqipëria nuk është gati për t’u anëtarësuar në BE.

“Mendoj se Rama ka ndjerë një lloj presioni, edhe të opinionit ndoshta, por besoj se nuk është më e rëndësishmja pse ndryshoi Rama. Dihet që këta kanë një projekt alternativë, paralel, “Ballkanin e Hapur”, por që njëkohësisht pretendojnë se nuk është kundër idesë së Evropës. Hipotezat mbi këtë projekt janë të shumta, por njëra është se në këtë mënyrë i bëhet presion Evropës, që neve po ecim këtej, presion moral mund ta quajmë. Për mendimin tim kjo është një fasadë. Lepuri fshihet këtu, që Rama, siç është i buzëqeshur te fotografia, është edhe i kënaqur që po marrim “Jo”. Kjo në kuptimin, se Shqipëria nuk e meriton. Nëse hyn atje, duhet bërë me seriozitet edhe nga Evropa, duke parë standardet e Shqipërisë. E keqja e debatit është se duket sikur ne i kemi plotësuar, i kemi të gjitha në rregull, dhe del Bullgaria e na bllokon”, tha Lubonja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin