Parlamenti bullgar votoi një rezolutë për heqjen e vetos bullgare mbi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Shkupin, bazuar në një propozim të Presidencës franceze të Këshillit të BE. Kjo praktikisht zhbllokoi procesin e integrimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Pas më shumë se katër orësh debati, projektvendimi u miratua me 170 vota pro 37 kundër dhe 21 abstenime. Pas miratimit të projektvendimit nga Kuvendi Kombëtar, ajo duhet të miratohet edhe nga Këshilli i Ministrave, raportojne mediat bullgare.
Pas muajsh debate politike mbi veton bullgare mbi Maqedoninë veriore, debati plenar ishte relativisht i ngadaltë. Përkrahësit e heqjes së vetos – GERB, MRF, “Ne vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike”, kanë përsëritur vazhdimisht se ky është propozimi më i mirë që mund të marrë Bullgaria, dhe theksuan se e ardhmja evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë prioritet.
Presidenti francez Emmanuel Macron nje dite me pare u bëri thirrje politikanëve bullgarë për të mbështetur një kompromis të propozuar nga Franca që do të lejonte heqjen e vetos së Bullgarisë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.
“Unë po shikoj presidentin që duhet të marrë një angazhim këtu. Partitë e mazhorancës aktuale – ato në koalicion dhe ato që sapo janë larguar dhe ato në opozitë – duhet ta votojnë atë. Është detyrë e tyre evropiane. “, tha Presidenti i Republikës Franceze, pasi liderët evropianë diskutuan për zgjerimin e BE-së në takimin e tyre në Bruksel, duke i ndarë një pjesë të konsiderueshme të saj vetos bullgare.