MENU
klinika

Stërvitje me bashkëshorten

Messi mbush 35 vjeç, me fizikun perfekt këtë verë

24.06.2022 - 14:25

Lionel Messi feston sot 35-vjetorin e Lindjes. Njeriu që ka dominuar thuajse dy dekadat e fundit në futboll, bashkë me Cristiano Ronaldon, ka zhvilluar deri tani 974 ndeshje si profesionist, në të cilat ka realizuar 769 gola, ka dhënë 331 asiste, ka fituar 40 trofe, mban rekordin e 7 “Topave të Artë”, më shumë se askush tjetër në histori.

Me këtë rast, “Gazzetta dello Sport” e ka parë yllin argjentinas në një kënvështrim ndryshe, atë të evoluimit trupor dhe fizik, sidomos mbas kalimit të 30- tave” “Lionel Messi, një nga talentet më të jashtëzakonshëm në historinë e futbollit po feston sot ditëlindjen e 35-të me familjen dhe miqtë. Përveç këmbëve të tij magjike, zbulojmë se si me kalimin e viteve ai ka ndryshuar trupin, zakonet dhe stilin e jetës.

Ditëlindja e kampionit – 35 vjet më parë, në Rosario lindi një nga yjet më të ndritur në historinë e futbollit: Lionel – Leo – Messi. Kampioni argjentinas, dikur i Barcelonës dhe tani i PSG-së, ndodhet në Ibiza me gruan, tre fëmijët dhe të pandashmin Cesc Fabregas. Pushon, argëtohet, por edhe stërvitet.

Një pasion, ai për fitnesin, i cili me kalimin e kohës është rritur. Kujtojmë se Messi në fillimet e karrierës nuk pëlqente të kalonte aq shumë kohë në palestër. Më pas gjërat ndryshuan. Ja si.

Dje dhe sot – Messi, në fillimet e karrierës së tij nuk kishte asnjë tatuazh (sot i ka në krahë dhe këmbë: një top futbolli dhe emrat e tre fëmijëve të tij bien në sy) dhe gjithmonë kishte një fizik të dobët, sigurisht më pak të formuar se sot.

Filloi të stërvitet më shumë në palestër në 6-7 vitet e fundit, kur u afrua te të 30-at, kur kuptoi se me kalimin e kohës, talenti i tij i pafund nuk mjaftonte më. Iu desh të djersinte për më shumë fizik. Dhe e bëri atë. Si? Duke favorizuar gjithmonë pjesën e sipërme të trupit, asnjëherë këmbët, për të mos humbur shpejtësinë me topin mes këmbëve.

Stërvitje me Antonellan – Në këtë kuptim, pasioni i bashkëshortes së tij Antonella Roccuzzo për fitnesin është gjithashtu themelor. Të dy kanë një jetë bashkë, janë rritur pranë njëri-tjetrit dhe për këtë është normale që të stërviten bashkë, qoftë në palestrën e shtëpisë apo në ndonjë resort. Antonella pëlqen të shkojë në palestër, të ngrejë pesha dhe të luajë tenis, Leo e shoqëron kur mundet dhe kënaqet duke punuar me gruan e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN