MENU
klinika

Disa këshilla

Si të aplikoni siç duhet produktet vetë-nxirëse?

24.06.2022 - 18:08

Këto këshilla do t’ju ndihmojnë të aplikoni vetë-nxirësit (self-tanner) në mënyrën më të mirë të mundshme duke patur një mbulim të barabartë dhe rezultat më fantastik.

1. Eksfolioni: Përdorni një furçë ose scrub për të eksfoluar lëkurën para se të aplikoni produktin nxirës. Eksfolimi ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura duke e bërë lëkurën më të lëmuar. Kushtojini rëndësi zonave ku lëkura është më e trashë, si bërryla, gjunjë dhe kyçet e këmbëve.

2. Thani lëkurën: Pas dyshin, thani mirë lëkurën para se të vendosni produktin nxirës.

3. Aplikoni me ngadalë: Vendoseni nxirësin pjesë-pjesë dhe masazhojeni në lëvizje rrethore. Përdorni një dorezë për t’ju ndihmuar që ta përhapni më mirë. Niseni aplikimin e produktit nga zona e poshtme. Mund ta përhapni produktin edhe me dorë, por shpëlani duart vazhdimisht.

4. Kini kujdes: Tregohuni të kujdesshëm në zona si kyçet e duarve dhe këmbëve sepse këto zona thithin më shumë produkt. Paraprakisht mund t’i lyeni me një hidratues. Vendosni sa më pak produkt nxirës.

5. Jepini kohë lëkurës të thahet: Prisni të paktën 10-20 minuta para se të visheni. Për të paktën 3 orët e ardhshme, mos vishni rroba të gjera dhe përpiquni të mos djersiteni. Për disa llloje produktesh vetë-nxirëse do të duhet të bëni një dush pas disa orësh në mënyrë që të largohet sasia e tepërt që mund të keni vendosur.

6. Aplikoni SPF.

Shtojcë: Lyerja e trupit me një krem të thjeshtë hidratues para aplikimit të produktit nxirës mund ta bëjë më të thjeshtë gjithë procesin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja rregullat që duhet të ndiqni

Po shkoni në plazh dhe akoma nuk jeni nxirë?