24.06.2022 - 20:05
Një copëz parajsë, kështu e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama ishullin e Tongos në Sarandë duke i bashkëngjitur përbri një video ku duken pamjet përrallorë të bregdetit Jon.
Ende i pazbuluar nga sytë kuriozë, ishulli i Sarandës është një ndër atraksionet turistike mjaft piktoreske.
Nën hashtagun #BeautifulAlbania, kreu i qeverisë përshkruan për bukurinë e këtij ishulli.
‘Pothuajse i pazbuluar nga turistët, ishulli i Tongos në Sarandë është një copëz parajse në Jon, me ujin e kristaltë dhe rërën e bardhë????☀️’- shkruan Rama.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ç'shkruajnë mediat e huaja?