25.06.2022 - 10:04
Temperatura të larta mbi 35 gradë parashikohen këtë fundjavë në disa qytete të vendit. Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se moti do të jetë i kthjellët në mëngjes por në mesditën e pasditen e ditës së shtunë me vranësira shtresore.
Në zonat malore do të marrin zhvillim dhe lokalisht do të pasohen nga reshje shiu.
Ditën e diel moti përgjithësisht parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në male.
Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.