MENU
klinika

Ndikimi natyral

Reduktimi i krimit me hapësirat e gjelbërta

25.11.2018 - 09:26

Është i njohur mendimi se ambienti ndikon shumë në sjelljen e njerëzve. Shkencëtarët këtë e kanë pohuar disa herë në studimet e tyre ndërkombëtare. Por dihet që ambienti është gjithashtu jo vetëm qetësues po edhe kurues. Këtë e thonë dhe studimet në Amerikë.

Një hapësirë e gjelbër e vogël mund të sjellë ndryshime të mëdha në lagjet e rrënuara të një qyteti, thotë një studim i kohëve të fundit në Filadelfia.

Qyteti ku u krye studimi doli në konkluzionin se tjetërsimi i sipërfaqeve të lira në parqe të vogla redukton krimet dhe ul depresionin, kryesisht në zonat me të ardhura të pakta.

Lagjet e Filadelfias kanë afro 40 mijë ngastra të lira. Secila prej tyre është magnet për krime të mëdha apo të vogla, thotë Keith Green me Shoqatën e Hortikulturave në Pensilvani sipas Zërit të Amerikës.

“Hidhen plehra dhe mbeturina. Nuk është vend i sigurtë për fëmijët që jetojnë përqark. Kushdo mund të fshehet pas shkurreve dhe pemëve apo të fshehë drogat.”

Mjekja e emergjencës Gina South nga Universitetin e Pensilvanisë trajtonte individë nga lagjet e prekura nga krimet dhe droga. Çfarë u pa? Hulumtimet e zonjës South gjetën se mjedisi i lagjeve të rrënuara ndikonte tek shëndeti mendor i banorëve. Kështu që u mendua se punësimi i kopështarët lokalë për të pastruar ngastrat, mbjellur pemë dhe barë, kositjen e barit dy herë në muaj dhe rrethimin e tyre me gardhe dhe dyer që mirëpresin vizitorë mund të ndikonte.

“Studimi gjeti se të rrahurat e zemrës u zvogëluan për kalimtarët pranë këtyre parqeve jeshile të sistemuara, në krahasim më parë.”

“Rezultatet tona ishin më të theksuara, kryesisht në lagjet më të varfëra të qytetit. Kjo lë të kuptohet se mund të ketë lagje të caktura ku rregullime të tilla të mjedisit mund të kenë ndikim më të madh”, thotë zonja South.

Hulumtimi gjeti se edhe depresioni ra afro 40 përqind për kalimtarët pranë parqeve të gjelbëra dhe të sistemuara. Po ashtu edhe krimet ranë me 10 përqind.

Kjo mund të jetë një stimul për të parë jetën e qyteit midis gjelbërimti dhe relaksimit. Mund të shikohet se edhe shtimi i ambienteve të gjelbërta në Shqipëri mund të ndikojë në uljne e stresin që është aq i përhapur.

Në këtë linjë, studime të shumta tregojnë se gjelbërimi na ndryshon komplet jetën në perceptim, në mënyrën e të jetuarit, deri në trajtimin e shumë sëmundjeve të organeve të brendshme e sidomso depresionit.

 Sa më tepër të qëndrojmë në këto hapësira, aq më komodë jemi me veten dhe në shërbim të të tjerëve.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekti i nxënësve të shkollës "Raqi Qirinxhi"

Art dhe dituri në 3D


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët