MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon rrezatimi diellor tek grupmosha të caktuara?

26.06.2022 - 09:56

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikon rrezatimi diellor tek grupmosha të caktuara?

Mjeku: Nga mosha 20 deri në 30 vjeç është periudha më e rëndësishme për kujdesin ndaj lëkurës tuaj. Mënyra si kujdeseni tani do përcaktojë pamjen tuaj në vitet në vazhdim. Pavarësisht ekspozimit të pakufizuar në diell, efektet negative të tij nuk janë akoma të dukshme. Tek këto grupmosha rekomandohet minimalisht pastrimi me detergjent 1 herë në ditë (darkë). Problemi me i madh që shfaqet gjatë kësaj moshe janë aknet.

Nga mosha 30 deri në 40 vjeç karakteristikë e lëkurës së fytyrës është krijimi i rrudhave rreth syve dhe gojës si dhe në fytyrë shfaqen çrregullime të pigmentit (njolla ngjyrë kafe). Gjatë kësaj moshe, lëkura bëhet më e hollë, pakësohet kolagjeni, rigjenerimi qelizor ngadalësohet dhe humbet vitaliteti. Kujdesi ndaj lëkurës, sidomos lëkurës së fytyrës duhet shtuar.

Mosha 40 deri në 50 vjeç është koha kur shfaqen dukshëm efektet kumulative të ekspozimit diellor. Kolagjeni vazhdon të pakësohet, humbet elasiciteti, lëkura dehidratohet më lehtë dhe humbet shkëlqimin.

Edhe pas moshës 50 vjeç nuk është vonë për t’u kujdesur për lëkurën tuaj. Shenjat në këtë moshë janë tharje e lëkurës, humbje e elasticitetit, njollat kafe shtohen, mund te shfaqen zgjerime kapilaresh.

Ekspozimi i tepërt ndaj rrezatimit diellor dhe moskujdesi i duhur përshpejton plakjen e lëkurës. Krahas kësaj janë edhe faktorët e tjerë gjenetikë, hormonalë, ndotja ambientale, dieta e varfër në vitamina e likuide, konsumi i duhanit dhe problemet mjekësore.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.