Pagat e futbollistëve vazhdojnë të rriten e rriten çdo vit që kalon. Disa lojtarë kryesorë në botë sot po fitojnë shuma të jashtëzakonshme parash, madje edhe më shumë se drejtorët e klubeve me vlerë miliarda dollarë.
Këta futbollistë të talentuar nuk po blejnë vetëm makina, ora dhe rroba të shtrenjta, por po shpenzojnë shumë për shtëpitë e tyre në disa nga lagjet më luksoze në botë. “Goalsesk.com” ka publikuar top-10 shtëpitë më të shtrenjta të futbollistëve në vitin 2022.
10.Andres Iniesta – 4.6 milionë dollarë. Brenda shtëpisë së tij, fantazisti ka 5 dhoma gjumi, një pishinë, madje edhe një kishë të vogël, me çdo rehati të imagjinueshme. Shtëpia e tij tani vlen 4.6 milionë dollarë.
9.Mario Balotelli-5 milionë dollarë. E bleu këtë rezidencë mahnitëse, e cila është një nga shtëpitë e tij më të shtrenjta, për rreth 5 milionë dollarë kur iu bashkua Liverpool-it. Kjo vilë ka një fushë të brendshme, një pishinë, një teatër privat, katër dhoma gjumi dhe dy tualete, madje është dhënë me qira jo shumë kohë më parë.
8.Gareth Bale-6 milionë dollarë. Ai u vendos në shtëpinë e mëparshme të Kaka, e cila ndodhet në një nga lagjet më prestigjioze të Madridit, me fqinjë si Cristiano Ronaldo, Zinedine Zidane e një mori të famshmish të tjerë spanjollë. Ka katër dhoma gjumi, një garazh për gjashtë makina, një pishinë të bukur dhe një palestër të brendshme.
7.Lionel Messi-6 milionë dollarë. Ai është i shkëlqyer brenda dhe jashtë fushës, aq i apasionuar pas futbollit sa mendoi se shtëpia e tij duhet të projektohej me qasje në këtë sport magjik. Messi synonte të ndërtonte shtëpinë e futbollistit ideal, e cila u modelua si në futboll, në mes të një fushe të blertë. Kostoja e ndërtimit llogaritet 6 milionë dollarë.
6.Cristiano Ronaldo – 7.2 milionë dollarë. Futbollisti i shquar portugez ka një shtëpi prej 7.2 milionë dollarësh në një lagje banimi të pasur pranë Madridit, me 8000 metra katrorë luks, shtatë dhoma gjumi, tetë banja, dy pishina, një kopsht të madh, madje edhe një dhomë trofesh për të mbajtur të gjithë trofetë e medaljet e tij.
5.Didier Drogba – 14.4 milionë dollarë. Grumbulloi shumë pasuri gjatë gjithë karrierës dhe duket të jetë një nga shpenzuesit më të pakursyer. Ai pagoi rreth 14.4 milionë dollarë për këtë pasuri të madhe, e cila ka shtatë dhoma gjumi, tetë banja, një muze sporti dhe një sërë dhomash të vogla për fëmijët.
4.Thierry Henry – 15 milionë dollarë. Francezi u vendos në një nga zonat më të pasura të qytetit, në qendër të Sohos, në një apartament nën çati të madhe, me dy kate dhe një çmim prej 15 milionë dollarësh. Ai po ndërton gjithashtu shtëpinë e tij ideale, një strukturë trekatëshe me një pishinë, bar, teatër dhe një rezervuar peshku.
3.John Terry – 16 milionë paund. Vetëm pak minuta larg çmendurisë së Londrës. Ai posedon këtu një rezidencë madhështore me dhjetë dhoma gjumi, me një teatër shtëpiak, një pishinë nëntokësore dhe një mori karakteristikash të tjera luksi. Vlera e shtëpisë thuhet se është rreth 16 milionë paund.
2.Wayne Rooney – 20 milionë dollarë. Shtëpia e tij duket më shumë si një kështjellë sesa vendbanim normal. Ai e bleu atë për 6 milionë dollarë disa vite më parë, por shpenzoi shumë para duke e bërë saktësisht siç dëshironte. Rezidenca e Rooney, e cila tani vlerësohet 20 milionë dollarë, përmban një muze sporti, një pishinë të madhe të brendshme, kopshte të zbukuruara, një teatër shtëpie dhe një xhakuzi.
1.David Beckham – 50 milionë dollarë. Nuk ka njeri që mund të tejkalojë David Beckham dhe bashkëshorten e tij, Victoria, kur bëhet fjalë për shtëpitë e (ish)futbollistëve. Kjo rezidencë njihet si “Beckingham Palace II”. Edhe pse mund të mos duket shumë nga kjo pamje, ajo është një nga rezidencat më të mëdha dhe më spektakolare të Kensington.