MENU
klinika

Atletikë

E sulmojnë para garës, me një sy fiton 400 m me pengesa

26.06.2022 - 20:10

Atleti francez Wilfried Happio ka shtangur të gjithë teksa ia ka dalë të fitojë garën e vrapimit në kategorinë 400 metra me pengesa, pavarësisht një sulmi që pësoi 20 minuta përpara garës që e la më një sy të gjakosur, i cili u fashua më pas nga ana e mjekëve.

Happio u grushtua disa herë në fytyrë nga një person, i cili arriti të kalonte sigurinë dhe të sulmonte francezin, por u shpëtua nga trajneri i tij i cili ndaloi agresorin përpara ndërhyrjes së policisë.

23-vjeçari e injoroi kërkesën e mjekëve të cilët i rekomanduan të mos merrte pjesë në garë me gjendjen e syrit të tij që ishte ende i gjakosur, por Hapio vendosi të garonte dhe të arrinte një fitore mbresëlënëse që u bë virale në rrjet brenda pak minutash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN