Organet përkatëse kanë dalë me një njoftim zyrtar sa i takon shqetesimeve të ngritura për rastet e shfaqura në spitalin e Kukësit ku më shumë se 50 persona ishin paraqitur brenda pak orësh me virozatë ngjashme si të vjella dhe diarre.
Nëpërmjet një njoftimi shërbimi i ujësjellësit ka bërë me dije se në verifikimin paraprak pas marrjes në shqyrtim të pesë mostrave, ka reaultuar se kanë qenë pa erë dhe pa ngjyrë.
Më tej bëhet me dije se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm deri në marrjen e përgjigjieve për analizat.
Njoftim!
Ujësjellës Kukës lidhur me rastin e publikuar në lagjen Mujë fshati Shtiqen pas njoftimit të bërë nga banorët e zonës menjëherë së bashku me punonjësit e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetesor Kukës ka qenë në vendngjarje dhe po monitorojme situaten.Nga verifikimi paraprak 5 mostrat e marra rezultojnë pa ngjyrë dhe erë.Theksojmë se furnizimi me ujë të pijshëm për Qytetin dhe fshatrat e tjere vazhdon normalisht dhe nuk ka probleme. Difekti ose nderhyrja eshte vetëm në lagjen Muje poshtë shkollës ku është bërë ndërprerja e furnizimit deri në përgjigje të analizave dhe normalizimit të situatës.