MENU
klinika

Flet OBSH

Lija e majmunëve: A jemi pranë një emergjence shëndetësore?

27.06.2022 - 09:31

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha situata e lisë së majmunëve nuk ka arritur në masën e një emergjence shëndetësore mbarëbotërore, megjithatë përshkallëzimi i përhapjes së sëmundjes në më shumë se 50 vende duhet të monitorohet nga afër.

Në një deklaratë së fundmi, komiteti i urgjencës i OBSH-së tha se shumë aspekte të shpërthimit ishin “të pazakonta” dhe pranoi se lija e majmunëve – e cila është endemike në disa vende afrikane – është lënë pas dore për vite me radhë.

Komiteti theksoi se shpërthimi duhet “të monitorohet nga afër dhe të rishikohet pas disa javësh” dhe do të rekomandonte një rivlerësim përpara kohe nëse shfaqen të dhëna të reja për sëmundjen.

“Çfarë e bën shpërthimin aktual veçanërisht shqetësues është përhapja e shpejtë, e vazhdueshme në vende dhe rajone të reja dhe rreziku i transmetimit të mëtejshëm, të qëndrueshëm në popullatat e cenueshme, duke përfshirë njerëzit me imunitet të rrezikuar, si gratë shtatzëna dhe fëmijët,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreysus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Manastirliu: Ka nisur zbatimi i planit të masave

Lija e majmunit/ Mblidhet Komiteti i Imunizimit