MENU
klinika

Lojërat Mesdhetare

“Oran 2022”, dy mundës shqiptarë kalojnë në gjysmëfinale

27.06.2022 - 13:33

Vijojnë në Algjeri garat e sportit të mundjes të vlefshme për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Sot, në garat e stilit të lirë, kanë ardhur dy fitore të rëndësishme. Në peshën 65kg, mundësi Zelimkhan Abakarov fitoi 8-4 ndaj turkut Munir Recep Aktas, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e kësaj peshe.

Falë këtij suksesi, rusi me nënshtetësi shqiptare ka shkuar në gjysmëfinale, ku do të përballet me serbin Stevan Micic. I suksesshëm ka qenë në debutimin e tij edhe mundësi i peshës 86kg, Osman Hajdari (sërish stili i lirë).

Në çerekfinale, ai fitoi 3-2 ndaj spanjollit Damian Iglesias Vilela, në një duel të fortë, duke avancuar në gjysmëfinale. Sfida e radhës do të jetë ajo ndaj turkut Fatih Erdin. Ai që ka zhgënjyer është Islam Dudaev, rusi tjeter me nënshtetësi shqiptare. Në peshën 74kg të stilit të lirë, ai u mund 6-3 nga turku Samet Ak, duke u eliminuar nga turneu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përzgjedhjet edhe për Olimpiadën e Indisë

Llambi Pasku e Klean Shuqja, kampionët e shahut për vitin 2022