Ish-kryeministri Sali Berisha ka “shpërblyer” Klevis Balliun me një post në Partinë Demokratike. Selia blu njofton se Balliu është emëruar Shef Organizimi i PD-së.
Ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të demokratëve.
Detyra e re e Balliut vjen vetëm pak ditë përpara protestës së 7 korrikut të thirrur nga Berisha.
NJOFTIM PER SHTYP
Klevis Balliu është emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike. Ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.
Pak ditë para protestës së 7 korrikut, Balliu, një ish-deputet i njohur për angazhime të forta në mbështetje të protestave dhe lëvizjeve qytetare, merr detyren e re në strukturën organizative.
Balliu është autor i librit “Misioni i Unazës”, një prej betejave të Partisë Demokratike ku ai kishte një rol protagonist.
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT