MENU
klinika

(VIDEO)

Plas sherri në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

27.06.2022 - 21:29

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një incident mes deputetëve. Gjatë seancës së ditës së sotme në Komisionin për çështje Evropiane, kryetari ri këtij komisioni është përplasur me deputetët e VMRO-DPMNE.

Gjatë tentativës së deputetëve të opozitës për të ndërprerë seancën, pas një debati të ashpër, ka reaguar Arbër Ademi nga BDI, kryetar i Komisionit dhe ish-ministër i Arsimit, i cili ka hedhur sende në drejtim të deputetëve të grumbulluar rreth tij.

Pamjet e sherrit janë shpërndarë në Facebook nga deputeti i OBRM-PDUKM-së Mile Levkov, ndërsa partia e ka shpërndarë me një koment të shkurtër.

Në video shihet se ka pasur përplasje verbale mes Arbër Ademi nga BDI dhe deputetit të OBRM-PDUM-së Antonio Milloshosit.