MENU
klinika

Quhet Ace

Ish-pronari i F1 baba për herë të katërt 91 vjeç

27.06.2022 - 22:41

Ish-pronari i Formula 1, Bernie Ecleston, është bërë baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare. Gjatë ditëve të fundit manjati britanik ka publikuar në rrjetet sociale një foto me djalin e tij.

Fëmija më i madh i Eclestone është vajza Deborah, sot 67 vjeç. Vlen të theksohet se djali Ace, erdhi në jetë nga bashkëshortja e 91-vjeçarit, Fabiana Flosi, në vitin 2020, por ky fakt është mbajtur i fshehtë.

Edhe mënyra se si ka ardhur në jetë fëmija, nuk është zbuluar ende në media. Ecleston ka vendosur kurorë me bukuroshen Fabiana në vitin 2012. Në një intervistë dhënë për “Daily Mail”, ish-bosi i Formula 1 bën të ditur se bashkë me familjen e tij po jeton në një vilë të bollshme në Ibiza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN