Braziliani Nelson Piquet, 3 herë kampion bote në Formula 1 (1981, 1983, 1987), është vënë në qendër të akuzave pas fyerjeve raciste ndaj Leëis Hamilton. Ai e ka quajtur pilotin britanik “zezak”, duke iu referuar kontaktit që Hamilton pati me Verstappen një vit më parë në pistën e Silverstone.
“Zezaku, e vendosi makinën në mënyrë të tillë që Verstappen të mos devijonte dot. Zezaku e bëri këtë manovër pasi e dinte që atë kthesë ata nuk mund ta bënin të dy në të njëjtën kohë. Veproi në mënyrë të pisët, por pati edhe fat, pasi vetëm njëra makinë doli nga pista”, tha Piquet, që në gusht bën 70 vjeç.
Formula 1 e ka dënuar këtë gjuhë të prëdorur nga 3 herë kampioni i botës: “Gjuha diskriminuese ose raciste është e papranueshme në çdo formë dhe nuk ka asnjë rol në shoqëri. Lewis është një ambasador i jashtëzakonshëm i sportit tonë dhe meriton respekt.
The FIA strongly condemns any racist or discriminatory language and behaviour, which have no place in sport or wider society. We express our solidarity with @LewisHamilton and fully support his commitment to equality, diversity and inclusion in motor sport.
— FIA (@fia) June 28, 2022
Përpjekjet e palodhura të Hamilton për të rritur diversitetin dhe përfshirjen janë një mësim për shumë njerëz dhe diçka për të cilën jemi të përkushtuar në Formula 1.”