MENU
klinika

Jep direktiva

Protesta e 7 korrikut, Berisha zbulon kush e drejton

28.06.2022 - 15:31

Ish kryeministri Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Kryesisë së protestën e thirrur në 7 korrik e drejton fronti “për shpëtimin e Shqipërisë”.

Berisha zbuloi se do bëhen të gjitha përpjekjet për të afruar partitë politike si ato në parlament ashtu edhe jashtë tij.

Ndërkohë që la porosi për anëtarët e Këshillit Kombëtar “të zbresin në cdo grup seksioni e në të gjithë shtrirjen e PD për të bërë mobilizimin maksimal për këtë protestë”.

“Ka një klimë shumë pozitive te qytetarët për protestën shoqëria civile është e tëra në këmbë për të dhënë kontributin e saj në organizimin e kësaj proteste. Faktikisht protestën e drejton tashmë fronti “Për shpëtimin e Shqipërisë”.

Kam shumë besim se partitë politike opozitare parlamentare jo parlamentare do i bashkohen protestës e do zhvillohen të gjitha tratativat me to.

Por të gjithëve ju anëtarëve të Këshillit Kombëtar drejtuesve u bie detyra të zbresin në çdo bllok grup seksioni e në të gjithë shtrirjen e PD për të bërë mobilizimin maksimal për këtë protestë.

Kjo protestë mblidhet, thirret, në një kohë kur vendi tashmë ka opozitën e vërtetë. Nuk ka më as manipulime e asgjë tjetër ka vetëm mbrojtje të interesave të qytetarëve.
kam shumë besim se qytetarët do i japin të gjithë asaj proteste përmasat dhe seriozitetin që ajo meriton”, u shpreh Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN