MENU
klinika

Rrezikon 10 vjet

Rusia mban në burg basketbollisten amerikane

28.06.2022 - 18:17

Rusia ka vendosur ta shtyjë edhe me 6 muaj të tjerë mbajtjen në burg të basketbollistes amerikane Brittney Griner, e akuzuar për trafik droge. Lajmin e konfirmoi për CNN avokati i basketbollistes, Alexander Boykov, pas mbylljes së një seance parapërgatitore.

Procesi gjyqësor ndaj 31-vjeçares amerikane do të nisë më 1 korrik. Ajo akuzohet për trafik dhe kontrabandë të lëndëve narkotike. Dy herë kampionia olimpike me kombëtaren amerikane është ndalur që më 17 shkurt të këtij viti në aeroportin e Moskës, pasi iu gjet vaj kanabisi.

Sipas mediave ruse, ajo rrezikon nga 5 deri në 10 vite burg, sipas ligjeve të këtij vendi. E gjatë 2.06 metra, ajo ka fituar titullin kampion në Amerikë në vitin 2014 me Phoenix (WNBA) si dhe 4 herë Euroleague për femra me skuadrën ruse të Ekaterinburg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN