MENU
klinika

Rusi Abakarov ngre flamurin shqiptar

Shqipëria merr medalje ari dhe bronzi në Lojërat Mesdhetare

28.06.2022 - 21:22

Shqipëria ka fituar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri. Mundësi Zelimkhan Abakarov është shpallur kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë.

Abakarov bëri një ndeshje fantastike në finale, teksa e dominoi tërësisht sfidën kundër egjiptianit Yehia Hafez dhe triumfoi me rezultatin 11-0, duke marrë medaljen e arit.

Kështu, suksesi i parë kuqezi në Oran mban firmën e sportit të mundjes. Zelimkhan Abakarov siç dihet është një sportist nga Çeçenia, i afruar nga Federata Shqiptare e Mundjes dhe i pajisur me pasaportë shqiptare disa muaj më parë.

Ndërkohë, në peshën 74kg, mundësi Islam Dudaev fitoi medaljen e bronztë në stilin e lirë. Ai mundi pa problem 8-0 algjerianin Abdelkader Ikkal në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e sotme. Një tjetër medalje për ngjyrat kuqezi në këtë turne, me sportin e mundjes që po shkëlqen deri më tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN