Lufta në Ukrainë nuk kursen as futbollin, me stadiumet dhe fushat sportive që goditen nga predhat dhe bombat ruse. Postimi i futbollistit ukrainas të Atalantës, Ruslan Malinovskyi ka marrë vëmendjen e fansave në mbar botën.
29-vjeçari shpërndau në rrjetet sociale një foto ku shfaqet stadiumi “Mykolaiv” në Ukrainë, fusha e të cilët është goditur nga një raketë ruse. Impakti ka qenë aq i fuqishëm sa që ka shkaktuar një gropë të thellë rreth 5 metra në terrenin e lojës.
Ky postim i shokut të skuadrës së Berat Gjimshitit ka shërbyer si një apel nga ana e futbollistit për t’i bëjë thirrje botës të ndërgjegjësohet për situatën në Ukrainë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e saj.
Mykolaiv Stadium. Morning. pic.twitter.com/w2cas1qMZd
— Ruslan Malinovskyi 🇺🇦 (@malinovskyi18) June 28, 2022