MENU
klinika

Botërori 2022

Simbolet e LGBTQ në Katar kushtojnë 7-11 vite burg

29.06.2022 - 20:49

Zëdhënësi i Kupës së Botës të Katarit, rreth flamujve dhe simboleve LGBTQ + (flamuri klasik i ylberit) në stadiume gjatë Botërorit, deklaron: “Çdokush që do të shpalosë flamuj të tillë, mund të dënohet 7 deri 11 vjet. Katari është një vend islamik, ndaj feja, besimet dhe kultura vendase duhet të respektohen me rigorozitet…”.

Këtyre u shtohen edhe deklaratat e Mansoor Al Ansari, sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Katarit: “Nëse doni të tregoni këndvështrimin tuaj për komunitetin LGBTQ+, bëjeni në një shoqëri ku ai është i pranuar”.

Shumë kombëtare u indinjuan dhe mes tyre ishin ato skandinave, të cilat gjithashtu vepruan me protesta dhe duke shfaqur mesazhe, sidomos për shkak të shfrytëzimit të njeriut dhe forcës punëtore, por edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën