MENU
klinika

U vodhën 3 mln euro bizhuteri

Arrestohen “skifterat” shqiptarë që grabitën në shtëpinë e Ronaldos

30.06.2022 - 14:31

Bizhuteri dhe ora me vlerë rreth 3 milionë euro dhe 10 mijë euro kesh iu vodhën pak ditë më parë mesfushorit italian të Paris Saint Germain, Marco Verratti dhe ish-sulmuesit brazilian Ronaldo Nazário.

Policia ka arrestuar një ditë më parë dy autorët e dyshuar për grabitjen, ndërsa po zbrisnin nga trageti me një makinë me të cilën ishin larguar nga ishulli.

Gjatë arrestimit, atyre u janë gjetur me vete pjesa më e madhe e bizhuterive të vjedhura, të cilat i kishin fshehur në makinë.
Sipas mediave fqinje, të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një bande shqiptarësh dhe spanjollësh, të cilët kanë rekorde të mëparshme vjedhjesh në banesa të pasurish.

Hajdutët kanë hyrë nga disa dritare që ishin të hapura në pjesën e sipërme të vilës, një shtëpi luksoze në Cala Jondal, në qytetin Sant Josep de sa Talaia.

Në momentin e grabitjes, në katine parë të vilës ishte duke u zhvilluar një festë, ku ishte i ftuar Marco Verratti i futbollistit Ronaldo Nazário, së bashku me partneren dhe miq të tjerë. Hajdutët plaçkitën vetëm pjesën e sipërme të vilës dhe u larguan pa lënë gjurmë.