Ishte lëvizja e re e shekullit të 19-të, që revolucionarizoi historinë e artit. Kjo platformë e re – impresionizmi – u mundësoi një tjetër këndvështrim artistëve që ishin në kërkim të sfidave, kundër metodave dhe teknikave konvencionale të kohës. Megjithëse vetë Édouard Monet, nuk ishte impresionist, solli një lloj emancipimi për shumë artistë, përpjekjet krijuese të të cilëve, përballeshin me standardet e vjetra dhe tradicionale. Siç i pëlqente të thoshte Monet, për stilin e tij, ai “pikturon atë që sheh, jo atë që të tjerët pëlqejnë të shohin”.
Si lindi impresionizmi
Termin “impresionizëm” e kemi nga një artikull i shkruar më 1874, nga Louis Leroy, të titulluar “Ekspozita e impresionistëve”. Ai rrëfen mbi vizitën në punëtorinë e një fotografi, të quajtur Nadar. Në atelienë e Nadarit, Leroy sheh pikturën e Claude Monet-it, “Impression, Sunrise (1872)” dhe shkruan…
“Çfarë përfaqëson kjo pikturë? Kisha një përshtypja dhe për këtë isha i sigurt. Thjesht, po thoja me vete se, meqë më bëri përshtypje, brendia e veprës duhej të kishte njëfarë përshtypjeje.”
Kështu lindi përkufizimi, që u përdor në ekspozitat e ardhshme nga Claude Monet, mes figurave të tjera të shquara, të kësaj lëvizjeje.
Risi e diskutueshme
Artistët impresionistë, nuk u pritën me sukses të menjëhershëm. Veprat e tyre u shfaqën rrallë në Sallën Zyrtare të Pikturës dhe Skulpturës, e krijuar për të shërbyer si rruga drejt tregut të artit, për artistët që donin të bëheshin të famshëm. Ata u kritikuan nga juria për përdorimin e një teknike jo në përputhje me standardet akademike të kohës dhe për paraqitjen ambicioze të subjekteve moderne, që konsideroheshin të padenja për t’u përfaqësuar .
Por artistë të rinj, si Pierre Auguste Renoir, Camille Pissarro, Edgar Degas dhe Eugène Boudin, nuk do të linin që puna e tyre të shpërfillej kaq lehtë. Ata vendosën të krijojnë një shoqëri anonime, që organizonte ekspozita impresioniste, pavarësisht kritikave të vazhdueshme në adresë të tyre.
Teknikë e re
Edhe pse u nënvlerësuan kryesisht nga kritikët e artit, lëvizja impresioniste ngjalli shpejt admirimin në qarqet intelektuale. Aspekti i papërfunduar dhe tekstura disi e ashpër e artit impresionist, shërbeu si mjet për të zbuluar perceptimin e artistit brenda çdo kompozimi.
Duke krahasuar goditjet e ngjyrave, impresionistët u ndikuan shumë nga printimet japoneze me tone autentike dhe modele të thjeshtuara. Në mënyrën e tyre, këta artistë revolucionarizuan metodën në të cilën ne pikturojmë dhe perceptojmë realitetin. Kështu, impresionizmi la gjurmë dhe në çliroi pikturën nga konventat dhe etiketat e ditës.
Peizazhe dhe lumi i Senës…
Piktorët impresionistë ishin mjaft të dhënë pas peizazhit. Artistët filluan t’u largoheshin studiove dhe filluan të punojnë në natyrë, “en plein air”. Ata realizuan skena të jetës së përditshme, duke u përqendruar në efektin e dritës. Qëllimi i tyre. ishte të krijonin artin që portretizonte me saktësisht këndvështrimin e tyre, pa u përfshirë.
Tablotë në plazhet e Normandisë ose në brigjet e Senës, gjithashtu ishin shumë të njohura. Natyrisht, duhet përmendur këtu studimi i dritës nga Monet, në periudha të ndryshme të ditës, në serinë që paraqet Katedralen e Rouen-it.
Shumë më tepër!..
Impresionizmi, nuk kufizohet vetëm në skenat baritore, apo peizazhet rurale. Qytetet dhe mjediset urbane u bënë subjekte shumë të hasura, ndërsa lëvizja përparoi. Për shembull, në vitin 1877, stacioni i trenit “Saint-Lazare” shërbeu si subjekt i një serie pikturash nga Monet, gjatë ekspozitës së tretë impresioniste
Po ashtu, skena të jetës moderne dhe asaj të natës u shfaqën edhe në shumë piktura impresioniste. Të tilla portretizime i cilësuan si të njëanshme, për shkak të vizionit ekzagjeruar, të një realiteti të shkujdesur dhe të gëzueshëm. Viti 1886, shënoi fundin e impresionistëve si shoqëri bashkëpunuese edhe pse disa artistë vijuan në të njëjtin stil.