MENU
klinika

Dhe kjo nuk ka pse të na habisë

Në jetën e Cubit mund të jetë një “ajo”…

01.07.2022 - 10:32

Një nga intervistat që ka tërhequr më shumë vëmendje ditët e fundit është ajo e Esmeralda Metkaj aka Cubit të Klanifornias tek emisioni “Natën me Aulonën”, ku ndër të tjera, si rrallë ndonjëherë foli edhe për jetën private.

Cubi pranoi gjatë bisedës se është e dashuruar, pa konfirmuar për fejesë apo martesë dhe tha se dëshiron të flasë më tepër për lidhjen e saj. Megjithatë, në fundin e intervistës, Aulona në tentativë për t’i drejtuar një tjetër pyetje për jetën private tha:

“E di që nuk do të flasësh për marrëdhëniet, por unë do të flas për marrëdhëniet në përgjithësi, pa e ditur se kush është ai…”

Për të marrë një përgjigjë të papritur nga Cubi:

“Mund të jetë dhe ‘ajo’. Jetojmë në një botë të lirë.”

Një përgjigje që në fakt i pëlqeu moderatores, duke e komplimentuar për korrigjimin që i bëri, ndërsa Cubi duke qeshur i tha që është plot me surprizat. Në fakt përgjigja na pëlqeu edhe ne, sepse patjetër që gjysma e saj mund të jetë edhe “Ajo” dhe kjo nuk ka pse të na habisë aspak. Fundja jetojmë vërtetë në një botë të lirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN