MENU
klinika

Zbuloni pse ndodh kjo

Pse nuk ju zë gjumi edhe nëse jeni të lodhur?

01.07.2022 - 10:52

Ju ka ndodhur që të keni vështirësi të bini në gjumë edhe pse ndiheni të lodhur? Është frustruese apo jo? Nëse jeni të lodhur, por nuk mund të flini, ritmi juaj cirkadian mund të jetë jashtë funksionit. Këto janë disa arsye pse nuk mund të flini edhe pse keni pasur një ditë të lodhshme.

Ankthi

Një mendje që “vrapon” nuk mund të flejë. Vlerësohet se deri në 36 përqind të çrregullimeve të gjumit shoqërohen me çrregullime ankthi.

Depresioni

Studimet kanë treguar se 90 përqind e njerëzve të diagnostikuar me depresion ankohen për cilësinë e gjumit. Janë raportuar pagjumësi, narkolepsi, apnea e gjumit.

Kafeina

Ndoshta është koha për të ndërpretë kafen që pini pasdite. Studimet kanë treguar se një filxhan kafe në 8 të mëngjesit mund të ndikojë në gjumin tuaj të natës. Rekomandohet të shmangni plotësisht konsumimin e kafeinës 4-6 orë para gjumit.

Koha që qëndroni para ekranit

Drita blu e emetuar nga telefonat, tabletët, laptopët dhe ekranet e televizorit shtyp prodhimin e melatoninës gjatë natës dhe redukton përgjumjen. Rekomandohet të ndaloni përdorimin e çdo pajisjeje 2 orë para gjumit. Gjithashtu, mund të mbani syze që ofrojnë mbrojtje nga drita blu.

Si të veproni?

Ndiqni këto këshilla nëse doni të adoptoni një orar të rregullt gjumi dhe zgjimi:
Mbajeni dhomën tuaj të gjumit të freskët, midis 15-19 ° C.
Lini telefonin dhe pajisjet e tjera anash.
Nëse zhurma ju shqetëson, vendosni tapat e veshit.
Bëni aktivitete relaksuese para gjumit, si leximi, ditari ose meditimi.
Regjistroni atë që ju shqetëson. Më pas, shkruani zgjidhjet në një letër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjekët kanë një përgjigje për ju

A duhet ta lini freskuesen hapur gjatë natës?

Ekspertët kanë disa sugjerime

Keni probleme me gjumin për shkak të vapës?

Bëni këto dy gjëra çdo natë para gjumit

Nuk flini dot rehat nga vapa?