MENU
klinika

Historike në basketbollin amerikan

Rekord në NBA, regjistrohet kontrata më e shtrenjtë

01.07.2022 - 11:24

Ka nisur sot zyrtarisht merkato e verës në NBA dhe që në ditën e parë ka ardhur lajmi surprizë. Dy herë MVP i sezonit të rregullt, Nikola Jokic, ka firmosur kontratën më të shtrenjtë në historinë e NBA-së.

Ai ka shtyrë edhe për 5 vite të tjera kontratën me Denver Nuggets, nga e cila do të përfitojë 264 milionë dollarë. Ai do të luajë me fanellën e Denver deri në sezonin 2027-208, ndërkohë që konbtrata e re nis nga sezoni 2023-2024.

Jokic ka thyer rekordin e Breadley Beal, që pati firmosur një kontratë 5-vjeçare me vlerë 251 milionë dollarë dy vite më parë. Basketbollisti serb Nikola Jokic sezonin e fundit kishte një mesatare prej 27.1 pikësh, 13.8 rebound e 7.9 asist për ndeshje.

Ai u bë basketbollisti i parë në historinë e NBA-së që realizon 2000 pikë, 1000 rebound e 500 asist në një sezon. Ndërkohë që, tashmë është edhe basketbollisti me kontratën më të shtrenjtë në histori.