Zviceriani Eugène Pittard dhe gruaja e tij Noëlle Roger, bënë disa fotografi të rralla, gjatë udhëtimit nëpër Shqipëri, mes gushtit dhe tetorit 1921 – shkruan në “Facebook”, Ilir Ikonomi, i cili edhe mundëson pamjet e rralla të viseve shqiptare.
Pittard ishte adhurues i Shqipërisë dhe i erdhi në ndihmë në çaste mjaft të vështira – në konferencën e Paqes në Paris dhe më vonë, kur Shqipëria do të pranohej në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, më 17 dhjetor 1920.
Në atë kohë, ai ishte zëdhënës i Lidhjes.
Pittard ndihmoi edhe për organizimin e Kryqit të Kuq Shqiptar. Gruaja e tij Noëlle Roger, ishte gazetare dhe shkrimtare, dhe e shoqëronte të shoqin gjatë udhëtimeve antropologjike nëpër Ballkan.
Fotografitë janë të Muzeut Etnografik të Gjenevës.