MENU
klinika

“Prishtina po planifikon një “Stuhi të re”

Vendimi i qeverisë së Kosovës për targat/ Reagon Vuçiç

01.07.2022 - 18:54

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pretendon se masa e fundit e qeverisë së Kosovës në mosmarrëveshjen e gjatë të targave është pjesë e një plani të keq për të dëbuar të gjithë serbët e mbetur jashtë Kosovës.

Vuçiç dënoi vendimin e fundit për targat, duke pretenduar se qëllimi i saj është “të dëbojë serbët, veçanërisht nga veriu i Kosovës dhe Metohisë”.

Ai tha se qëllimi i Kosovës ishte “të bënte një “Stuhi të re”, duke iu referuar operacionit të ushtrisë kroate në vitin 1995, i koduar Stuhia, që detyroi shumicën e serbëve të largoheshin nga Kroacia.

“Ministria e tyre e Brendshme do të bëjë fushatë për të bindur serbët në Kosovë që të regjistrohen me të ashtuquajturat targa RKS”, tha Vuçiç.

“Dhe nëse ata nuk binden, do t’ua heqin jo vetëm targat, por edhe veturat… kështu që atëherë… ata mendojnë se të gjithë serbët do të largohen”, shtoi ai.

Kosova të mërkurën tha se të gjitha automjetet me targa të lëshuara në Serbi nga 10 qershori 1999 deri më 21 prill 2022, do të kenë kohë deri më 30 shtator 2022 për të marrë targa e shtetit të Kosovës, RKS.

Por Vuçiç këmbënguli se afati i shtatorit “do të thotë se Prishtina po planifikon një sulm të përgjithshëm në veri të Kosovës”.

Qeveria e Kosovës gjithashtu që “çdo person që paraqitet për të kaluar kufirin shtetëror me dokumente personale identifikimi të lëshuara nga autoritetet serbe, do të pajiset në pikat e kalimit kufitar me një formular deklarimi që zëvendëson përkohësisht përdorimin e këtij dokumenti”. .

Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, KDI, tha për BIRN se vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës nuk ishte gjë tjetër veçse “zbatim i pikave të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 2 korrik 2011 ”.

Haxholli tha se Kosova asnjëherë deri më tani nuk e ka zbatuar marrëveshjen për lëshimin e dokumenteve të përkohshme të identitetit, ndërsa Serbia “gjithmonë i ka zbatuar ato”.

“Vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës është në përputhje me këtë marrëveshje”, tha Haxholli.

Mirëpo, ajo shtoi se vendimi sigurisht që nuk do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të asnjërit shtet sepse “parashikon procedura shtesë dhe pritje në kufi për dokumente të përkohshme”.

Haxholli se Kosova dhe Serbia duhet të bien dakord që të heqin të gjitha barrierat që kufizojnë lirinë e lëvizjes, “përfshirë detyrimet për të marrë dokumente në kufi apo vendosjen e afisheve në targat e automjeteve”.

“Asnjë nga këto marrëveshje të mëparshme nuk ishte në frymën e lirisë së lëvizjes. Këto janë mjete politike që dy shtetet përdorin për të pasqyruar qëndrimet reciproke”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Përgjigjja jonë do të jetë vdekjeprurëse”

Kosova vendosi reciprocitet për letërnjoftimet, Vuçiç kërcënon!


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!