MENU
klinika

“U tha, u bë”

Hapet zyrtarisht rruga Kardhiq-Delvinë

02.07.2022 - 09:54

Rruga Kardhiq-Delvinë është hapur zyrtarisht mëngjesin e kësaj të shtune, 2 korrik, ashtu siç ishte premtuar nga qeveria. Aksi që sjell Sarandën më afër duke shkurtuar kohën e udhëtimit për në plazhet e kristalta tashmë është i hapur për të gjithë udhëtarët.

“U tha, u bë! Mirëmëngjes, me udhëtimin nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, shkruan ministrja Mirela Kumbaro dhe ndan pamjet e rrugës së re.

Kardhiq-Delvinë është një rrugë e rëndësishme për turizmin e Rivierës Shqiptare. Ky aks i ri rrugor u mundëson qytetarëve dhe turistëve që zgjedhin jugun e vendit, që të bëjnë rrugën Tiranë-Sarandë 45 minuta më shpejt.

Po ashtu, rruga lehtëson trafikun e makinave drejt Sarandës dhe ndihmon banorët e zonave të thella malore të Tepelenës dhe Leskovikut të nxjerrin produktet e tyre në hotelet dhe motelet turistike të bregdetit Jon. Projekti fillestar i rrugës u miratua në vitin 2007 dhe e ndau këtë rrugë të gjatë 33 kilometra, në 8 lote.

Loti 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë ose ndryshe Tuneli i Skërficës, për shkak të kompleksitetit dhe risqeve të shtuara në projektim, u vendos në vitin 2019 të realizohej sipas parimit projekto-ndërto, pasi konsiderohej si loti më sfidues i këtij projekti.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin