MENU
klinika

Pushimet luksoze të C.Ronaldo-s

Vetëm për çarçafë e peshqirë harxhon mijëra euro

02.07.2022 - 11:46

Kjo padyshim është periudha “e artë” e futbollistëve. Yjet më të mëdhenj të futbollit botëror po shijojnë disa ditë pushime përpara sezonit. Ndër to edhe Cristiano Ronaldo së bashku me familjen e tij. Ylli portugez prej kohësh tashmë ndodhet në Majorka të Spanjës.

Si një ndër lojtarët më të paguar në botë, sulmuesi i Manchester United, dallohet për jetësën e tij të shtrenjtë. Edhe në këto pushime nuk kishin si të mungonin shifrat marramëndëse të shpenzuara nga ylli portugez. Në disa raportime të bëra së fundmi nga mediat e huaja, në vilën luksoze ku po qëndron Cristiano Ronaldo, janë shpenzuar mbi 14 mijë euro vetëm për peshqirë, çarçafë dhe produkte të përdorimit të përditshëm.

Ju kujtojmë që vitin e kaluar, familja e famshme qëndroi në një rezidencë historike e cila kushtonte 10,000 £ për natë në buzë të detit. Këtë herë ata janë drejtuar për diçka më private. Me rekomandimin e ish-shokut të skuadrës së Cristianos, Sergio Ramos, ata kanë zgjedhur një vendstrehim luksoz rural të rrethuar nga malet Tramuntana në izolim të plotë.

Vila ka palestrën e saj, pishinën e rrethuar nga palma, disa xhakuzi, një fushë volejbolli në plazh dhe një fushë mini-futbolli, sipas gazetës ishullore Ultima Hora e cila ka publikuar pamje ajrore të pronës madhështore. Gazeta thotë gjithashtu se vila ka kishën e saj dhe një “dhomë erotike” të ndodhur nëntokë.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën