“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si bëhet trajtimi i Gastroenteritit?
Mjeku: Në kushte shtëpie bëhet dhënia e lëngjeve nga goja, uji, caji, trisol. Këto jepen lugë – lugë, pak e shpeshherë, të alternuara me njëra tjetrën. Mund të fillohet përdorimi i probiotikëve të cilat janë preparate që rregullojnë bioflorën e sistemit tretës e që jepen e jepen pa recetë në farmaci. Për këtë duhet të këshilloheni me mjekun e familjes ose farmacistin. Antipiretikët përdoren nëse fëmija ka temperaturë mbi 38 °C. Nëse me këto masa nuk arrihet që fëmija të mbahet i rehidruar, atëhere prindi duhet ti drejtohet qendrës shëndetësore, ku me ndihmën e mjekut apo infermieres fillon rehidrimi i kombinuar intravenoz dhe vazhdohet njëkohësisht ai oral, pra dhënia e lëngjeve. Në rrugë venoze lengjet që merren janë solucioni fiziologjik 0,9% e solucioi glukozë 5%.
Në rastet më të rënda, kur nuk arrihet rehidrimi dhe vazhdojnë humbjet e lëngjeve, fëmija drejtohet për në spital ku trajtohet sipas protokolleve të caktuar.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.