MENU
klinika

Lojërat Mesdhetare

Burraj flirton me medaljen, rekord të ri kombëtar

02.07.2022 - 20:58

Franko Burraj nuk arriti të ngjitet në podium në garën finale të 400 metrave në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë. Atleti shqiptar nuk arriti të marrë medalje, edhe pse ishte afër, duke u renditur i katërti.

Atleti ditën e djeshme doli i dyti në baterinë 3, me kohën 46.26. Me këtë kohë dhe renditje në bateri, Burraj regjistroi kohën tretë më të mirë me 18 atletëve që garuan në këtë disiplinë, duke thyer edhe rekordin kombëtar në 400 metra, që mbahej nga atleti kuqezi me kohën 46.48.

Ndërsa sot ai dha kohën 46.16, duke përmirësuar rekordin kombëtar, por as kjo nuk mjaftoi të ngjitej në podium për 10 të qindtat. Vërtet keqardhje, pasi Burraj bëri paraqitje të mirë në dy ditë, duke përmirësuar rekordet kombëtare dy herë rresht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Medalje ari dhe rekord kombëtar

Luiza Gega, krenaria në Lojërat Mesdhetare


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin