Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim online me diasporën, ndërsa ka komentuar edhe protestën e thirrur më 7 korrik.
“Përcaktuese janë idealet tona që na bashkojnë, shqetësimet tona të përbashkëta për zhvillimet në vendin tonë. Këtë takim e kam pritur me shumë interes, për të dëgjuar zërin tuaj. Duhet t’i japim një përgjigje kësaj situate kritike në të cilën ndodhet vendi. Emigracioni dhe diaspora janë të përjashtuar. Shqipëria nuk mbyll kufij, por nuk ka vendosur bashkëpunimin për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve”, tha Berisha.
Gjithashtu Berisha tha se zhvillimet në Shqipëri janë dramatike.
“Dua të sjell disa nga zhvillimet dramatike të cilat e bëjnë kritike situatën në Shqipëri. E para, pas zgjedhjes së presidentit, PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e plotë. Para zgjedhjes së presidentit, ky grafik tregon se nga viti 2013 në të cilën një mazhorancë kishte gjithsej 48% të pushtetit në Shqipëri, në vitin 2020 mazhoranca arrin të ketë 91% të pushtetit në Shqipëri. Të ketë më shumë seç kishte PPSH në vitin 1991. Dhe pas zgjedhjes së presidentit të republikës, kjo përqindje shkon në 99.9%”, u shpreh ai.
Pjesë e këtij bashkëbisedimi janë 35 personalitete të fushave të ndryshme të jetës, shkrimtarë, pedagogë, gazetarë, drejtorë bankash, investitorë, artistë e të tjerë, do të komunikojnë nëpërmjet platformës online.
Personalitete të cilët jetojnë në Europë, SHBA, Kenia dhe Zelandë të Re në orën 20.00 do të kenë mundësi të shprehin mendimet e tyre se si e shohin ata situatën politike, ekonomike dhe migrimin masiv në Shqipëri.
Mes tyre janë emra të njohur për shoqërinë shqiptare si;
Erisa Zykaj – Gazetare, Belgjikë.
Zekri Palushi – Mjek, Australi
Marko Kepi – Përfaqësues i Organizatës “Rrënjët e mia”, SHBA
Dritan Zagani – Ish-oficer policie në ekzil, Zvicër
Iva Grillo – Aktiviste – Irlanë
Erisa Bajaziti – Belgjikë
Daniel Nikolla – Student Ekselent – Britani e Madhe
Big Basta – Artist – Zelandë e Re