Kohët e fundit është përfolur se do të ndodhnin ndryshime të reja në Top Channel, dhe me konkretisht në “Për’Puthen”.
Emisioni i dashurisë u nis si një rubrikë në “E diell”, por u kthye në emision më vete nga Olsa Muhameti.
Sezoni i dytë ishte një nga më të sukseshmit edhe pse skandalet ishin të shumta. Më pas emisioni nisi të bëhej përsëritës dhe pati akuza të vazhdueshme për skenar.
Pak ditë më parë burime për Kryefjala.com zbuluan se vetë Top Channel po rinovon çdo gjë.
Sipas tyre Olsa Muhameti do të largohej dhe produksionin do e merrte në dorë vetë Lori Hoxha. U tha se emisioni do të ngjasonte me formatin origjinal të “Uomini e Donne”, nga ku u frymëzua fillimisht.
Por a ishin gjithë këto aludime dhe burime të sigurta? Mesa duket jo.
Ditën e sotme Olsa na ka konfirmuar se jo vetëm që nuk do të largohet nga “Për’Puthen”, por do të rikthehet edhe më e fuqishme se kurrë.
“E çuna… Po prisni audicionet e “Për’Puthen”? Ja edhe pak, mos u mërzisni”, ka shkruar ajo në storyn e saj në Instagram.
E pra do ta kemi një rikthim të Olsës, por a do të kemi ndryshime në format këtë nuk e dimë ende.