MENU
klinika

Shakira rrezikon burgun

Ndryshon strategji mbrojtjeje pas divorcit me Pique

03.07.2022 - 17:41

Viti 2022, për t’u harruar nga Shakira. Këngëtarja kolumbiane u nda, pas 12 vitesh lidhje, me Gerard Piqué, babanë e fëmijëve të saj Milan dhe Sasha. Por artistja rrezikon të përfundojë edhe në burg. Disa muaj më parë, ylli i pop-it humbi çështjen për mashtrim fiskal në Spanjë, në apel.

45-vjeçarja u akuzua se nuk kishte paguar 14.5 milionë euro taksa mbi të ardhurat e saj midis viteve 2012 dhe 2014. Vite në të cilat marrëdhënia mes Shakirës dhe Piqué po lulëzonte dhe çifti ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Muzikantja është mbrojtur gjithmonë duke përsëritur se është një “akuzë pa rrënjë”, por e tradhtojnë provat e saj të shumta: pagesat me kartë krediti, fotot në rrjetet sociale që dokumentonin daljet e shpeshta me miqtë në Barcelonë, shtatzënia në një klinikë në Katalonjë.

Deri më tani Shakira, me këshillën e Piqué, ka mbajtur një linjë të ashpër mbrojtjeje. Lojtari i Barcelonës ka pasur probleme me taksat në të kaluarën dhe, pasi kishte arritur të anulonte një gjobë të rëndë, i kishte kërkuar ish-partneres të mos dorëzohej përballë akuzave dhe kërkesave të shtetit spanjoll.

Tani që të dy janë ndarë dhe divorci është publik, ylli i “estradës” i ka udhëzuar avokatët e saj të ndryshojnë strategjinë e tyre. “Shakira dëshiron të arrijë një marrëveshje, që do t’i lejojë asaj të shmangë burgun. Pasi e mohoi për vite mashtrimin fiskal, ajo dëshiron të pranojë gjithçka dhe të paguajë një gjobë milionere”, – tha një burim për “El Pais”.

Shakira kërkon të shmangë burgun, por mbi të gjitha një proces që do të bëhej mediatik. Pas gjithë thashethemeve për fundin e dashurisë me Piqué, këngëtarja dëshiron të shmangë ndërhyrjet e mëtejshme në jetën e saj private. “Ajo dëshiron ta mbyllë këtë kapitull gjyqësor që e prek shumë nga pikëpamja emocionale”, – shpjegoi burimi në fjalë.

Për këtë arsye ajo ka vendosur të mos ndjekë më sugjerimin e futbollistit dhe ka porositur ekipin e avokatëve që të kërkojnë një marrëveshje me Thesarin Spanjoll, që mund ta mbyllë të gjithë çështjen sa më shpejt të jetë e mundur. Shakira gjithashtu synon të kthehet për të jetuar në Miami, ku bleu një rezidencë përpara se të takohej me Gerard më 2010.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çdo natë shpenzonte mbi 2 mijë euro

Pique dëfrehej shpesh, Shakira i zbuloi mesazhet