24.11.2018 - 17:28
Kinematografia është në zi. Regjisori i famshëm Nicolas Roeg është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare.
Me një karrierë të jashtëzakonshme prej gati 6 dekadash, Roeg ishte i njohur për filmat e tij origjinalë dhe kontroverse. Trilleri i tij psikologjik i 1973-ës, Don’t Look Now, shkaktoi polemika për shkak të skenave seksuale. Filmat e tij të tjerë të famshëm janë Performance dhe The Man Who Fell To Earth.
Lajmi për vdekjen e regjisorit u konfirmua nga familja e tij. Djali i regjisorit, Nicolas Roeg Jr, tha se babai i tij vdiq mbrëmjen e së premtes.
Për shkak të përvojës së hershme si një kinematograf, Roeg ka sjellë një cilësi mahnitëse vizuale në punën e tij.