04.07.2022 - 13:13
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së enjtes në Fushë Krujë.
Sipas njoftimit të policisë së Krujës, në oborrin e banesës së tij është gjendur pa shenja jete shtetasi me iniciale M.C, banues në Fushë Krujë. Dyshohet se 63-vjeçari është vetëvarur.
Njoftimi i policisë Krujë:
Rreth orës 11:30, në Fushë Krujë, është gjetur, dyshohet i vetëvarur, në oborrin e banesës së tij, shtetasi M. C., 63 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.