MENU
klinika

Ja çfarë diskutuan zyrtarët

Alibeaj takon bashkëreporterët e Asamblesë parlamentare të KiE për Shqipërinë

04.07.2022 - 18:42

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar sot një takim me bashkëreporterë të Asamblesë Parlamentare të KiE për Shqipërinë.

Alibeaj zbardhi detaje nga takimi me zyrtarët, ku theksoi se diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke u fokusuar tek dy reformat e rëndësishme të iniciuara nga Partia Demokratike: Reforma Zgjedhore dhe Reforma Territoriale për të cilat po punohet në dy komisione të posaçme parlamentare.

MESAZHI I ALIBEAJT

Pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim dy bashkëraporterët e Asamblesë Parlamemtare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Z. Joseph O’Reilly dhe Z. Asim Mollazada të cilët ndodhen prej disa ditësh në vendin tonë.
Në përfundim të misionit të tyre faktmbledhës, me dy reporterët e KiE diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke u fokusuar tek dy reformat e rëndësishme të iniciuara nga Partia Demokratike: Reforma Zgjedhore dhe Reforma Territoriale për të cilat po punohet në dy komisione të posaçme parlamentare.
Gjatë bisedës, kerkova nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës mbeshtetje për opozitën në punën e saj në këto dy komisione. Iu shpjegova reporterëve se ndryshimet e njëanshme nga qeveria nuk janë më të pranueshme, bazuar dhe në vetë opinionin e Komisionit të Venecias. Giithashtu për ne si PD, rekomandimet e ODIHR duhet të jenë në qendër të punës së komisioneve, duke përfshirë problemet e ndikimit të krimit, blerjen e votave, përdorimin e pasurive shtetërore, përdorimi i fondeve publike në zgjedhje etj.
I vura në dijeni gjithashtu përfaqësuesit e KiE se implementimi i reformës aktuale territoriale ka dështuar, ndaj shumë propozime të opozitës do duhet të mbështeten dhe konsiderohen.

Në emër të PD i sigurova bashkëraporterët e KiE, se mbetemi të vendosur në luftën kundër korrupsionit që sot ka kapur çdo zyrë e institucion shtetëror. Partia Demokratike dhe Grupi i saj Parlamentar do të punojnë çdo ditë në rrugën e orientimit properëndimor për t’ju kthyer shqiptarëve vlerat e demokracisë, drejtësisë dhe integritetit.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin