MENU
klinika

Thatësira më e madhe në 70 vjet

Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të temperaturave të larta

05.07.2022 - 09:41

Italia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pesë rajone veriore që rrethojnë lumin “Po” mes thatësirës më të madhe në 70 vjet.

Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto do të marrin 36.5 milionë euro fonde emergjente për të trajtuar mungesën e ujit.

Thatësira kërcënon më shumë se 30% të prodhimit bujqësor të Italisë, sipas sindikatës bujqësore Coldiretti, ka shkruar BBC.

Disa komuna tashmë kanë shpallur lajmërimin për reduktime të ujit. Moti i pazakontë, i nxehtë, dhe reshjet e pakta gjatë dimrit e pranverës kanë shtuar mungesën e ujit në veri të Italisë.

Qeveria e Italisë tha se mund të marrë masa të mëtejshme nëse situata nuk përmirësohet.

“Po” është lumi më i gjatë në Itali, që rrjedh drejt lindjes.

Fermerët në Luginën “Po” thonë se uji i kripur i detit po depërton tani në lumë, duke shkatërruar të korrat.

Gjatë fundjavës, të paktën shtatë persona vdiqën, pasi u zunë nga një ortek i shkaktuar nga shembja e një akullnaje në Alpet veriore italiane.

Kryeministri Mario Draghi tha se kjo është është “pa dyshim e lidhur me ngrohjen globale”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN