Gjatë ditëve kur temperaturat janë shumë të lart, është fare e thjeshtë për trupin të dehidratohet. Nëse kjo ndodh, do t’ju duhet të përballeni me pasoja të ndryshme si: dhimbje koke, gjendje e pafuqishme trupi, të përziera, etj. Vapa mund të kthehet në problem serioz, prandaj gjatë ditëve të të nxehtit ekstrem, ndiqni këshillat në vijim.
*
Pini shumë ujë, edhe nëse nuk keni etje.
*
Gjatë kohës që jeni në shtëpi, vendosni ca peshqira të lagur në këmbët tuaja dhe bëni dushe të freskëta, por jo të ftohta.
*
Kaloni sa më shumë kohë të mundni në ambjente me ajër të kondicionuar (qëndra tregtare, kinema, bare, etj).
*
Blloko hyrjen e diellit të nxehtë gjatë ditëve në shtëpi. Ulni të gjithë grilat e dritareve.
*
Hapini ato gjatë muzgut kur nis të fryjë.
*
Shmangni daljet paraditeve. Nëse duhet të dilni patjetër, vendosni një kapele dhe krem mbrojtës kudo në lëkurë. Ecni në vend me hije.
*
Merrni gjithmonë një shishe ujë me vete.
*
Vishuni me rroba të lirshme, materiale miqësore me lëkurën si pambuk apo lino dhe sigurisht shmangni ngjyrat e errta.
*
Hani shpesh vakte të vogla dhe përgjithësisht sallatë.
*
Sigurohuni që ushqimet të jenë të freskëta dhe ruajini si duhet.
*
Shmangni aktivitetet e vështira si sportet e rënda, kopshtarinë, etj, etj.
*
Qëndroni të informuar gjithë kohës në lidhje me trendin e motit dhe këshillat e ekspertëve.
Burimi: Huffington Post