MENU
klinika

Me pushk' e penë...

E mira e t’mirave âsht urtia

06.07.2022 - 11:42

         Puna, detyra e jonë, e mira e popullit t’on lypë mend e urtië. Gjithshka t’punojmë me mend e të jemi t’urtë e të ndigjuëshem per ne daçim t’miren e vendit e t’miren e vedit. Ne ket botë mizore ç’do gjâ bân vakii, s’do veshtiresië mundet me leë per nierin, po ai qi mendon fellë e lerg âsht kurdoherë i durueshem, i qindrueshem ne urtiën e vet.         

Burrnia e nieriut nuk pranon dishprim e nxehtesië t’kotë se pse nieri prej natyres âsht vûe ne ballë t’ç’do punes qi i perket jetës shoqenore të nierëziës e prandej duhet t’punojë me mend e me urtië qi t’kalojë orët e veshtira e të gezojë t’mirat.

Mendja e madhe e zeza e të zott, thotë nji fjalë e motshme arbenore. Sa me arsye âsht folë. Mendimet e mdha e t’fella nierin e çojn ne marrië e ma shumë kuer nuk e ka at gjanesië e at shvillim ne trû t’vet. Puna e nierit bâhet mas kohes e duhet t’marë at rriedhë te e cilla gjindet e permblidhet pshtimi e qetësia e vedite e vendit. Shumë herë qillon qi nji njeri tuj mendue punë t’fella e qi s’kryhen e hup peshën e mendes së vet e cilla âsht teper e nevojëshme per t’kryemit e punëve t’jera.

Po t’punohet me mend e mendia po të perdorohet mas nevojës së vendit e së kohes âsht e vertetë qi fitohet qellimi ma mirë e ma me fitim. Marriët e kota janë teper t’rrezikshme e nuk të napin kurr nji fryt.

Asht provue qi kurdoherë ata qi kan ken t’urtë e të ndigjueshem kan dalë fituesa e nj’ ata qi e kan cofë kohen me andrra e me pralla e kan hup interestin e tyne.

E verteta âsht kurdoherë e vertetë dhe e drejta kurdoherë e drejtë. Pra keto fjalë qi kena bâë qysh ne fillim t’artikullit duhen çmue e shikjue me at randsië qi kanë e me at drejtesië e vertetesië qi permajn.

Ka shumë shkallë mendimesh shumë shkallë t’siellunash ne ket botë. Ai nieri qi per njimend ka nji gjykim t’kthjellt e t’arsyshem e kupton udobisht qi si ne mendime ashtu dhe ne tsjelluna duhet pranue shkalla e mjesme.

Nji mendim o nji t’sjellun madheshtuer ose nji e perkhulun janë fort qesharake per diten e sodit. E mira e t’mirave âsht urtia e punimi me mend e me arsye.

***

Mustafa Qulli

Gazeta “Populli”, Nr. 91, 1 Korrik 1915

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulohet mbrojtja në “Gjyqin e Regjencës” në ’46-ën

“Patër Anton Harapi që gjykohet n’kët sallë…”


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen