MENU
klinika

Nga Agron Gjekmarkaj

Shtatë nga ministrat e Babos japin dorëheqjen para protestës

07.07.2022 - 10:45

Dita sot filloi me xhinkalla e thashetheme turbulluese. Protesa e darkes vertitet si kercenim. Pertej kesaj me një akt të pazakontë, morali publik rigjeti vetveten pas shumë shthurjesh e gjykimesh. Të gjithë mendonim se ministrat në Shqiperi nuk ikin vetë e madje kurrë ata shefit të tyre si lypnin t’ja mbathte.

U desh vetem një shkendijë që erdhi nga Anglia ku gjashtë ministra e lanë Xhonsonin në ditë të gazepit , dangall me gisht në gojë si qyq ! U bënë ere e i thonë, nuk rrimë më po edhe ti Boris sikter, bëhu def nga sytë, po e turperon ishullin. Po britaniket bëjnë nga keto shpesh.

Lajmi i vertetë po konsumohet në Tiranë. Gjithësa po ndodh me keta të Babos po shkakton termet.
Elisa e mpirë, ngjiti shkallet si më e besuara. Ajo sikur kishte hypur në barken e Karontit mberriti tek ai. Mori të fliste po ato të uruara fjalë nuk dilnin. Ngasherimi triumfoi. Babo po humbiste durimin mendonte se protesta e pasdites i paska tulatur , u ka kallur daten dhe të tijet duan të fshihen. Per Elisen ndieu befas admirim , kjo nuk me paska lënë i feksi në çetele të kujteses.

Fol i tha ai se me çmende! Ajo: më mirë të mos me zinte gjallë kjo ditë ! Fol kembenguli ai. Ajo nuk mundi , këmbet e leshuan dhe ra në kanape.

Në dorë mbante disa zarfa me dorëheqje ministrash. Asaj i kishin lënë në dorë mynxyren. Lexoji urdheroi ai vrazhdë. Nuk ja dal dot tha ajo dhe një gugamë të kepuste shpirtin.

I hapi vete! Sytë po i zmadhoheshin si ato zgavrat që koha hap neper lisa.

Tigrushin i zu dora të parin dhe ai të zezë mbi të bardhë skaliste ” Ti e di sa të kam dashur, veç ti e di sa të kam argetuar, per sytë e tu kam jetuar, per veshet e tu kam rrefyer batuta, në zemren tënde timen kam ushqyer, por ajo që ndodhi me inceneratoret me ka tronditur shumë! Ne ja dolem të kemi biznesmen 95 vjeçar , në azil të pleqve gjetem partneritet, asnjë paragjykim nuk patem per ta darovitur paranë dhe kjo është drama! Unë dhe ti duhet të dalim nga skena , s’kemi të drejtë të ndryshojmë dialektiken dhe të permbysim rendet sociale, bota do shkojë drejt kaosit, njerzit nuk do mplaken kurrë, nën ketë model jeta bazhdon pafundesisht , ikim Babo, të ikim larg të dy! në fund dy pika të verdha loti. i yti edhe në ditë të qametit Tigrushi”

Bora :” Babo , Babo ne kemi realizuar një eksperiment të madh ! Qeveria angleze ka një shprehje për këtë po qeveria jonë nuk është dakort ! Ne kemi sjellë lumturinë. Femijet qekur u bëra ministre janë të lumtur. Aguridhet qeshin Babo hahahhaha e hi hi hi. Problemi Babo është se ata nuk duan të rriten , duan të rrinë gjithmome femijë. Ne u kemi dhënë këtë mundesi. Ata gezohen kur te shohin , kur te degjojnë, kur permendeshesh mesojnë “Kurbanin”. Ne nuk mund ta lejojmë këtë iluzion ndaj japim dorëheqje , ikim, fitojmë perjetësinë, le të mplaken para kohe”, Ulsiu ” Babo qellimi i njeriut është drejtesia mbi tokë në Kuran dhe në Bibel këtë mesojmë ! Në e bëme reformen , ajo ka zerin tim jo të Xhafes dhe fytyren tënde ! Në Shqiperi sundon ligji dhe i mundem zuzaret. Mileti gjet rehat. S’ ka as kanabis, as horrllek. Jap e jep dorheqje kjo është koha për të ikur dhe të kujtohemi si të drejtet, si njerez që hymë të varfer e dolem me zemren plot si ata që e bëmë Shqiperinë bahçe Pejgamberi”

Delina ” Babo a nuk ishte endrra jote bolleku? A nuk ishte një ekonomi e lulezuar e liberale , Shqiptaret po ikin se i ka lodhë mireqenia. Ata s’kanë motive të rrinë më ketu. Edhe pse une ju buzqesh ata ikin. Obezë nga të ngrënet shfaqen sokaqeve. pNe të dy jemi problemi le të bëhemi zgjidhja. Ta lëmë, të ikim ne që të kthehen ata”
Nikua ” Ah mor Babo ti je komandant e komisar e bere ushtrinë qelibar/ S’ka ç’ na bën hasmi e dushmani se ushtri të madhe ka vatani/. Më mirë se kaq nuk bëhet. Ndaj ikim ta lęmë plot se mos derdhet, eja ca ditë në Voskopojë freskohesh e ja qellojmë me kernacka se me nxorren edhe namin si koprrac pizevengjerit ”
Kishte mbetur edhe dy zarfa ! Emrin e Ikonomit pa mbi njërin ! E hapi ! Ajo shkruante ” Unë e di qe ti je i vetmi e pergjithmonë Brandy i Shqiperisë. Unë e perkufizova atë që pashë në ty. Por nuk dua të jetoj me ankth se mos dikush të sfidon e as dua të të shoh të merzitur kur brandy të rreme të shfaqen në xhiro- ndaj dorhiqemi o yll bote! Rri ashtu lart i pakapshem si model! Në fund vargjet ” thuaj dielli mund të shuhet! Thuaj bota mund të kruhet, thuaj Brandy do të ruhet / se per të luftojme ne derisa te ket njerz mbi dhe “Në fund edhe Krifca ! Po sikur andej nga Londra u dorehoqen vetem gjashtë, ketu kam shtatë zarfa u duk sikur psheretiu ” Babo , Barinjet i nxunë ç’kishin për të nxënë në akademinë e tyre që ti themelove, delet e dhitë jetojnë në hamoni, lopet bëjnë muuuu sa herë me therret Braçe në interpelancë e unë be be be. Libri i blegëtorve u mbush me kujtime e bëma nga tonat ndaj ska mbetur gjë më per të bërë, ikim Babo se je lodhur shumë e ruajme ca bageti ograjave! Uaa Babo me një brucë të dhirtë mbi atë shtat të gjatë ,kerrabë e qylaf , do i shkelqesh malet , sa bukolik do dukesh, ikim Babo dhe bëhemi blegtorë e bujq imponohemi permes forces së shembullit si në fjalimet e tua”

U ligeshtua Babo dhe mendoi: Xhonsonit ja kerkuan doreheqjen gjashtë mua shtatë. E tejkaluam edhe Anglinë tha . Dy shoqeri të ndryshme që nxjerrin politikanë të cilet per fat të mirë nuk ngjajnë në asgjë! Diçka i semboi pse Belinda, Evisi, Bledi, Olta, Edona, Ogerta, Tezja, Margeriti po rrezistojnë ënde mbase ndonjë komplot ? Keta tjeret nxiten nga miresia, nga perkushtimi nga dhembshuria dhe jo nga e liga, cmira apo ambicja. Babo foli neper dhembe “ma keputen shpirtin, do me detyrojnë të dorëhiqem me shpejt se Boris Xhonson se ai e ka të lehtë, këtë presion se mbaj dot” ! Atë që se ben protesta e bëjnë vete ministrat të cilet rebelohen duke thyer mitin e mos ikjes dhe te mos kushtezimit të atij!
Shqiperia ka ndryshuar ska më tabu! Në kohen e Babos gjithçka është e mundur.