MENU
klinika

Thyen Hillary Clinton

Michelle Obama vendos rekord

25.11.2018 - 09:07

Më shumë se 1.4 milionë kopje janë shitur që në javën e parë të librit të ish-Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama!

“Becoming” ka një sukses të jashtzakonshëm tha “Crown Publishing” për “Associated Press”. Libri flet për jetën e Michelle, rrugëtimin e saj që nga fëmijëria kur jetonte në pjesën jugore të Chicago-s, deri te posti i saj në Shtëpinë e Bardhë, kur u bë zonja e parë e Amerikës.

Vetëm në ditën e parë u shitën mbi 725 mijë kopje të librit. Ky rekord bëri që libri i gruas të ish-presidentit, Barack Obama të rrëzojë nga froni librin e Hillary Clinton, “Living History”, në vitin 2003, i cili sipas “Associated Press”, ka shitur 600 mijë kopje në ditën e parë.

Në këtë libër flitet për shumë raste dhe situata të vështira, të cilat ajo i ka kaluar si problemet martesore dhe terapia në çift, që e ndihmoi atë si ta ndërtojë jetën e saj, një abort të vështirë që ka përjetuar, mendimet e saj lidhur me presidentin aktual të ShBA-së, Donald Trump e shumë të tjera.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain