MENU
klinika

CR7 nuk udhëton me United

Chelsea, ofertë konkrete për Cristiano Ronaldon

08.07.2022 - 12:47

Cristiano Ronaldo, ashtu si një vit më parë, është në qendër të vëmendjes për shkak se dëshiron sërish të ndërrojë ekip. Edhe pse sulmuesi portugez duhet ta kishte nisur stërvitjen me Manchester United, ai nuk i është bashkuar seancave stërvitore për “arsye familjare”.

Dëshira e tij është që të largohet dhe Chelsea shfaqet si kandidat. Blutë e Londrës po përgatisin një ofertë prej 16.5 milionë euro. Manchester United është gati të ndahet nga ylli portugez për rreth 15 milionë euro, kështu që ana financiare duket e zgjidhur mes dy klubeve.

Djajtë e kuq nisin sot turneun në Tajlandë. Megjithatë, dhe pavarësisht se Manchester United nuk ka konfirmuar asgjë, duket e qartë se Cristiano nuk do të udhëtojë me ekipin. Chelsea është skuadra që kryeson ofertat për Cristianon, por nuk është i vetmi.

Përveç londinezëve, 37-vjeçari ka në tavolinë edhe propozime të tjera, si Bayern Munich, Napoli, Roma dhe Barcelona. Të gjitha këto klube mund të përfitojnë nga fakti se Chelsea është rival i drejtpërdrejtë i Manchester United në Premier League, gjë që mund të jetë pengesë në operacion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tifozët të ndarë për sulmuesin portugez

“AS” trondit Madridin, Cristiano Ronaldo drejt Atleticos


Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi