MENU
klinika

Ja çfarë thonë Zheji dhe Shehi

A u tremb qeveria nga kjo protesta e Berishës?

08.07.2022 - 17:12

Emisioni “Pikat mbi i” në Neës 24 komentoi sot reagimet pas protestës së 7 korrikut të organizuar nga Partia Demokratike.

Analisti Artur Zheji shprehet se si Berisha ashtu edhe Rama ishin të lumtur nga protesta e djeshme, secili me arsyet e veta.

Ndërsa deputeti Shehi theksoi se qeveria është e frikësuar nga niveli i lartë i korrupsionit, pavarësisht se deri tani nuk ka pasur zyrtarë të lartë që janë bërë shembull.

A u tremb qeveria nga kjo protestë?

Zheji: Berisha sot është njeriu më i lumtur në botë sepse një turmë e madhe njerëzish brohoritën emrin e tij, besuan prapë te ai. Që në 1991 shqiptarët e kanë dashur shumë, në 1997 patën një çarje të madhe. Ka disa çudira të mëdha në marrëdhëniet me tij me shqiptarët. Ai përjetoi dje emocione të papara. Nuk ka dhurata më të shumta që Shqipëria i ka bërë atij individi. Shumica ndjek atë që ka fuqi. Shqiptarët duan që tu tregosh rrugën, tu tregosh forcë dhe jo dobësi, tu thuash “unë jam shefi”. E tha që në ditën e dytë të foltores: unë do jem kryetar i PD, unë do jem kryeministër. Berisha fiton me forcën e tij, jo me një model alternativ ndaj Ramës. Do ishte i pabesueshëm nëse do thoshte: Rama është autoritar, unë nuk do jem.

Po Rama është i frikësuar?

Zheji: Rama është po aq i lumtur sa Berisha. E sheh që nëse nuk bie vetë, pra nën peshën e skandaleve, zorr se mund të rrëzohet me kaq sa pamë deri tani. Nuk dua të jem demoralizues për frymën opozitare, por nuk dua të fyej inteligjencën e shqiptarëve. Ata duhet ta dinë që ka reagim, PD po merr formë nën drejtimin e Berishës, por kaq, nuk mendoj se do ketë çudira.

Shehi: Këta jetojnë nën peshën e zullumit të vet. Del një plak 90 vjeç atje me 30 milionë euro, kjo tregon që shteti vetë është mafia. Këtu një rrogë të madhe të marrësh dhe e marrin vesh direkt tatimet. Këta e kanë frikën. Mes miliardave që kanë bërë dhe frikës njerëzore, ka dominuar tafmaja. Deri tani nuk ka hyrë njeri në burg, nëse futen brenda 4-5, nuk firmos më njeri. Deri tani ka pasur gjëra të vogla, dënime tamam që të bëhen shembull s’ka pasur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një ditë para protestës së opozitës

Hiqet instalacioni “Kërpudha” para Kryeministrisë

"Basha dhe Alibeaj janë zjarrfikës të protestave"

Berisha tregon çfarë do të ndodhë më 7 korrik