MENU
klinika

"Për ne mbetet non grata"

Protesta e Sali Berishës, reagon PS: Nuk ndryshon asgjë

08.07.2022 - 17:26

Për Partinë Socialiste protesta e djeshme e Sali Berishës nuk ndryshon asgjë nga vendimi që ata kanë për të mos e konsideruar fare një ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikë.

“Por në koment të pyetjes tuaj që lidhet me ‘non gratën’ Sali Berisha. Sot e kemi pranuar kërkesën e PD sepse nuk ishte firma e Sali Berishës, ndryshe nuk do ta kishim pranuar. Shkresë që mban firmën e Sali Berishës këtu në sallë nuk votohet në Kuvendin e Shqipërisë. Pra, në këtë aspekt dua të them se unë nuk hyj në komente të organizimit të protestave. Nuk hyn në komente të tjera”, ka thënë Balla.

Ky është reagimi i parë i Partisë Socialiste për protestën e thirrur nga Sali Berisha që u zhvillua dje në Bulevard, përballë Kryeministrisë.

Përveç benikëve të Berishës, si Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, në protestën e Berishës morën pjesë edhe deputetët demokratë që kanë qenë kritikë ndaj tij. Pjesa tjetër e deputetëve, mes tyre edhe Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj apo Gazment Bardhi zgjodhën që ta bojkotojnë këtë protestë. E pranishme ishte edhe Monika Kryemadhi, e cila mbajti fjalim përpara fjalimit përmbyllës të Sali Berishës. Në kohën kur zhvillohej protesta, kryeministri Rama ndodhej në Vlorë për të inaguruar bypass-in e Vlorës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë thonë Zheji dhe Shehi

A u tremb qeveria nga kjo protesta e Berishës?

A do t’i realizohet Berishës ‘profecia’?

Ja ku mund të jetë Rama ditën e protestës së opozitës