MENU
klinika

"Qeveria nuk tha gjë"

Akademia e barinjve, Erion Braçe ironizon nismën e Frida Krifcës: Pse duhet njëherë?

09.07.2022 - 10:20

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, u pyet për akademinë e barinjve, një nismë e prezantuar nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Vëllezërit e pyetën Braçen se “kush do ishte ‘studenti’ më i mirë” në këtë akademi.

Ai tha me ironi se Lulzim Basha “nuk bën se i ikën delet natën”, ndërsa për zv/ministrin Arben Ahmetaj, tha se ai “mund t’i mbronte”.

Donaldi: Nëse do hapet akademia e barinjve cilin prej këtyre do shihnit aty?

Erion Braçe: Pse duhet akademi njëherë? Qeveria nuk tha gjë. Basha nuk bën se i ikën delet natën. Ahmetaj edhe mundet se mund t’i mbronte. Nuk i ha, i mbron. Si tha Ilir Meta, (this is tiger).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Që nga koha e Adamit dhe Evës ja paskan mbushur kot!"

Akademia e re për barinjtë, Gjekmarkaj ironizon Ministren e Bujqësisë